BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 24 korrik 2008 - 14:43 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Obama nis turneun evropian nga Berlini
Barack Obama
Obama do të flasë për marrëdhëniet me Evropën
Kandidati demokrat për Shtëpinë e Bardhë, Barack Obama ka nisur të enjten nga Berlini, turneun e tij në Evropë në prag të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Senatori demokrat u takua në Berlin me kancelaren gjermane Angela Merkel, ministrin e Jashtëm Frank-Walter Steinmeier dhe kryetarin e bashkisë, Klaus Wowereit.

Në prag të vizitës në Berlin, z. Obama u tha gazetarëve se shpresonte që fjalimi i tij para mijëra mbështetësve të tij në qytet, të shihej si shprehje e marrëdhënieve që ai dëshironte të ekzistonin mes SHBA-së dhe Evropës.

Para se të udhëtonte për në Berlin, z. Obama vizitoi Afganistanin, Irakun, Izraelin dhe Bregun Perëndimor.

Të premten ai do të vizitojë Francën dhe të shtunën Britaninë e Madhe.

'I preferuari' i gjermanëve

Korrespondenti i BBC-së në Berlin, Steve Rosenberg thotë se senatori i Ilinoisit është shumë popullor në Gjermani.

Sondazhet sugjerojnë se tre të katërtat e gjermanëve dëshirojnë që ai të bëhet presidenti i ardhshëm i Amerikës.

Korrespondenti i BBC-së thotë se z. Obama do të shpresojë se me t'u transmetuar në SHBA, pamjet e tij duke folur para turmës entuziaste në Berlin, do të forcojnë imazhin e tij si burrë shteti dhe do të shtojnë shanset për të mundur rivalin republikan, John McCain.

Në Berlin u morën masa të rrepta sigurie për vizitën dhe ka patur njoftime se u bllokua hyrja në një hotel të Berlinit ku pritej të qëndronte z. Obama pasi në të u gjet një paketë e dyshimtë.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>