 | | | Të dy kandidatët kanë ndryshuar disi politikat |
Kandidati demokrat për president në SHBA, Barack Obama, ka bërë të ditura planet e tij për të përballuar rritjen e kostos së energjisë dhe impaktin që kjo po ka mbi ekonominë amerikane. Kjo çështje pritet të luajë rol të rëndësishëm në zgjedhjet në nëntor. Në një ndryshim të politikës së tij, zoti Obama tha se SHBA duhet të verë në përdorim 70 milionë fuçi nafte nga rezervat strategjike që ka, për të ulur çmimet e naftës në afat të shkurtër. Ai gjithashtu sugjeroi se gjatë pesë viteve të ardhshme, vendi duhet të përdorë më shumë nga rezervat që ka në Alaska. Në një ndryshim të ngjashëm, kandidati tjetër John MacCain ka shprehur përkrahje për shfrytëzim të pasurive të naftës dhe gazit në bregdetin amerikan. |