|
Obama zgjedh Biden si zëvendës | |||||||||||||||||||||||
Kandidati i Partisë Demokratike për president, Barack Obama ka zgjedhur Joe Biden si kandidat për zëvendëspresident në zgjedhjet e nëntorit në SHBA. Zgjedhja e zotit Biden u konfirmua në faqen e internetit të fushatës presidenciale të zotit Obama. Ajo u bë në një mesazh për mbështetësit e z. Obama në prag të konventës së Partisë Demokratike që fillon punimet të hënën. Kandidati republikan, John McCain mund të njoftojë zgjedhjen e tij për zëvendëspresident javën e ardhshme. Janë shtuar spekulimet se senatori McCain mund ta bëjë publike zgjedhjen e tij në 29 gusht, ditën e ditëlindjes së tij, një ditë pas përfundimit të punimeve të konventës së demokratëve. 'Përvojë e gjerë' Njoftimi zyrtar për zgjedhjen e z. Biden u bë pak kohë pasi disa rrjete mediatike amerikane nisën të njoftonin për të. "Barack-u ka zgjedhur Joe Biden të kandidojë si zëvendësi i tij," thuhet në një deklaratë të shkurtër të botuar në faqen e internetit të fushatës së z. Obama. Më tej në deklaratë thuhet se senatori Biden do t'i sillte fushatës për president të senatorit Obama "përvojë të gjerë në fushën e politikës së jashtme" dhe një histori të suksesshme në bashkëpunimin përtej kufijve partiakë. Zoti Biden, 65 vjeçar ka shërbyer për tre dekada në senatin amerikan dhe është shumë i respektuar përsa u përket çështjeve të politikës së jashtme. | LOKALE Portret: Joe Biden23 gusht 2008 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||