 | | | Gruaja e Obamës kërkon mbështetjen e delegatëve në Konventën e Denevërit. |
Delegatët në Konventën e Partisë Demokratike amerikane që po zhvillohet në Denver kanë dëgjuar dy fjalime pasionante që mbështesin Barak Obamën si kandidatin zyrtar të kësaj partie. Gruaja e Senatorit Obama, Mishel, i tha delegatëve se ajo dhe burri i saj ndanin vlerat amerikane dhe se do ti sillte Shteteve të Bashkuara ndryshimin që kishte nevojë vëndi. Më herët, Senatori veteran, Eduard Kenedi, i cili vuan nga tumori në kokë, doli në podium mes skenash emocionale për të deklaruar se kishim të bënim me një sezon shprese. | | |