BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E mërkurë, 03 shtator 2008 - 07:25 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Bush mbështet McCain për president
Bush flet para republikanëve
Presidenti iu drejtua konventës përmes videolinkut
Presidenti amerikan, George W. Bush, u ka bërë thirrje republikanëve që të mbështesin kandidatin e partisë së tyre për Shtëpinë e Bardhë, Senatorin John McCain.

"Unë i di zgjedhjet e vështira të cilat i takojnë që t'i bëjë vetëm një presidenti," tha z. Bush.

"Jeta e ka përgatitur John McCain që t'i bëjë të tilla zgjedhje. Ai është i gatshëm ta udhëheqë këtë komb".

Në një lidhje me video me konventën e republikanëve që po i zhvillon punimet në St Paul, në shtetin e Minnesotës, z. Bush tha se z. McCain ishte "një amerikan i madh dhe presidenti i ardhshëm".

Z. McCain pritet të kandidohet zyrtarisht për zgjedhjet e nëntorit në punimet e konventës ditën e enjte.

Deri tani, çështja më e diskutueshme ka qenë njoftimi se vajza adoleshente e kandidates për zëvendëspresidente të republikanëve, ishte shtatzënë.

Guvernatorja e Alaskës, Sarah Palin, e zgjedhur javën e shkuar si kandidate për zëvendspresidente, njoftoi të hënën se vajza e saj 17 vjeçare do ta mbante fëmijën dhe do të martohej me të dashurin e saj.

Mbështetje

Në fjalimin e tij para konnventës që zgjati tetë minuta, z. Bush e përshkroi z. McCain si një president të gatshëm që të merrte vendime të vështira "në një botë të rrezikshme".

Senatori McCain sipas tij, ishte i gatshëm të udhëhiqte Amerikën sepse i kuptonte mësimet e nxjerra nga sulmet e 11 shtatorit dhe nevojën për ta vazhduar ofensivën mbi terroristët.

Z. Bush po ashtu lëvdoi z. McCain për mbështetjen që i ka dhënë strategjisë së administratës së tij në Irak, pavarësisht nga fakti se sondazhet demonstrojnë që shumica e amerikanëve i duan trupat e tyre të kthehen në atdhe.

Z. McCain në konventë mori mbështetjen dhe të Senatorit Joe Lieberman, kandidati i demokratëve për zëvendëspresident në zgjedhjet e vitit 2000.

Ai tha para konventës se z. McCain ishte zgjedhja më e mirë për ta bashkuar dhe çuar përpara Amerikën.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>