|
Bushi optimist për paketën | |||||||||||||||||||||||
Ndërsa Senati amerikan voton paketën e rishikuar për të shpëtuar sektorin financiar amerikan, Shtëpia e Bardhë tha se shpresonte se masat e propozuara do të fitojnë përkrahje të madhe. Një zëdhënës tha se ishte me rëndësi kritike që paketa të miratohet brenda kësaj jave. Të dy kandidatët presidencialë, senatorët John McCain dhe Barack Obama, i bënë thirrje Senatit që ta miratonte paketën e shpëtimit. Varianti i rishikuar i kësaj pakete përmban disa masa që trajtojnë problemet e bizneseve të vogla. Kjo paketë u hodh poshtë nga Dhoma e Përfaqësuesve në fillim të javës. Masa edhe në Evropë Bashkimi Evropian ka parashtruar disa propozime për reformimin e sistemit rregullator të bankave. Këto masa pritet të sjellin ndryshime drastike në mënyrën se si bankat operojnë në treg. Sipas rregullave të reja bankat do të humbasin para nëse produktet e tyre dështojnë. Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, iu bëri thirrje qeverive evropiane që të forcojnë mbikqyrjen financiare në kundërpërgjigje ndaj krizës aktuale në tregjet globale. "Ne duam veprime të artikuluara shumë qartë nga qeveritë e vendeve të Bashkimit Evropian, së bashku me institucionet evropiane si dhe me rregullatorët apo autoritetet mbikqyrëse në vendet përkatëse. Ndodhemi në një situatë ku vetëm me veprime të koordinuara nga të gjitha instancat e përfshira, mund ta rikthejmë besimin te tregjet", tha Korrespondenti i BBC-së në Bruksel thotë se sektori bankar është i shqetësuar se këto rregulla do të zbehin konkurencën. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||