|
Kandidatët në debatin e fundit | |||||||||||||||||||||||
Dy kandidatët presidencialë në Shtetet e Bashkuara, Barack Obama dhe Jon MacCain kanë zhvilluar debatin e fundit televiziv të mërkurën. Ndër çështjet e disktuara në këtë debat ishin ekonomia, kujdesi shëndetësor, energjia, aborti dhe lidershipi. Mes dy rivalëve kishte dallime në politikat e propozuara për të ndihmuar familjet që paguajnë kredi për shtëpi dhe për taksat. Dallime kishte edhe në fushën e energjisë. Senatori demokrat, Barack Obama, u përqëndrua në burimet e përtëritshme të energjisë. "Ne nuk mund ta zgjidhim këtë problem duke hapur puse të reja nafte, prandaj unë jam përqëndruar që burimet tona të shkojnë për prodhimin e energjisë diellore, asaj të erës, përdorimit të biokarburaneteve dhe burimeve gjeotermike. Është gjithashtu me shumë rëndësi që ne të projektojmë një automjet me efiçencë të lartë në përdorimin e karburantit, që të prodhohet jo në Japoni apo në Korenë e Jugut, por këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës", tha Barack Obama. Rivali i tij republikan, John McCain, e vuri theksin në energjinë bërthamore. "Ne mund ta shmangim varësinë tonë nga nafta e importit duke ndërtuar menjëherë 45 uzina bërthamore. Senatori Obama me siguri do t'ju thotë se energjia bërthamore duhet të jetë e sigurtë, ashtu siç thonë ambjentalistët ekstremistë. Unë ju them se për 60 vjet anijet e flotës sonë ushtarake kanë shëtitur mbarë botën të ngarkuara me impiante bërthamore", tha senatori republikan John McCain. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||