|
Obama bën fushatë në bastionin republikan | |||||||||||||||||||||||
Ndërsa gara për Shtëpinë e Bardhë hyn në fazën finale, kandidati demokrat, Barack Obama, po shtrin fushatën në territore që zakonisht priten të votojnë për kundërshtarin republikan, John McCain. Pasi bëri të ditur grumbullimin rekord të fondeve, 150 mijë dollarë vetëm muajin e kaluar, zoti Obama po hedh tashmë burimet e tij në Virxhinian perëndimore që shihet si bastion republikan. Përkrahje nga Colin Powell Ish sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell, ka mbështetur kandidatin demokrat për president, Barack Obama. Në programin e kanalit televiziv NBC, Meet the Press (takim me shtypin) zoti Powell e përshkroi senatorin Obama si një figurë transformuese. Ai tha se si John McCain ashtu edhe Barack Obama ishin të kualifikuar për të drejtuar vendin, por zoti Obama ishte më i përgatitur për të përballuar krizën ekonomike aktuale. Ai gjithashtu kritikoi partinë e tij Republikane, duke thënë se fushata ka qënë negative dhe zgjedhja e senatorit McCain për zv/presidente, Sarah Palin, nuk ishte gati të bëhej presidente. Zoti Powell ka qënë Sekretar Shteti në mandatin e parë të presidentit Bush. Ai ka qenë në poste të larta në administratën republikane të presidentëve Ronald Reagan dhe George Bush i vjetri. Zoti Obama tha se ishte mjaft i nderuar që kishte përkrahjen e Colin Powell-it. Nga ana e tij, John McCain tha se komentet e zotit Powell nuk ishin të papritura dhe se ai ishte i kënaqur se kishte marrë përkrahje nga katër ish sekretarë të tjerë shteti. | LOKALE Politika e jashtme shumë pas ekonomisë17 tetor 2008 | Faqja Kryesore Kandidatët në debatin e fundit 16 tetor 2008 | Faqja Kryesore Castro e quan SHBA-në një vend racist13 tetor 2008 | Faqja Kryesore Çfarë imazhi duan të kenë amerikanët?13 tetor 2008 | Faqja Kryesore Obama kritikon 'fokusin' e rivalit McCain06 tetor 2008 | Faqja Kryesore Kandidatët për zv/president në debat 03 tetor 2008 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||