|
Castro e quan SHBA-në një vend racist | |||||||||||||||||||||||
Ish presidenti kubanez, Fidel Castro, ka sugjeruar se miliona amerikanë nuk mund të pranojnë idenë që një zezak të bëhet president. Në një artikull të botuar në faqen e internetit kubaneze (cubadebate) zoti Castro tha se ishte një mrekulli që kandidati demokrat Barack Obama nuk kishte pësuar të njëjtin fat si Martin Luther King. Fidel Castro i përshkroi Shtetet e Bashkuara si raciste në thelb dhe miliona amerikane nuk mund të pranonin dot idenë e një zezaku si president të SHBA-së. Është një mrekulli, shkroi ai, që Barak Obama nuk është vrarë si ish lideri i të drejtave civile, Martin Luther King. Ky koment më i fundit i ish udhëheqësit kubanez, është më e shumta që ka bërë ai deri tani për të shfaqur qëndrimin e tij, përsa i takon garës presidenciale amerikane. Një artikull i tij i mëhershëm i hidhte poshtë të dy kandidatët. Kësaj rradhe Fideli u tall me kandidatin republikan John McCain, konkretisht me rezultatet e tij të dobta në Akademinë e marinës. Ndërsa për kandidaten për zv/presidente, ai tha se Sarah Pallin nuk dinte asgjë për ndonjë gjë. | LOKALE Kriza ekonomike dominon debatin në SHBA 08 tetor 2008 | Faqja Kryesore Obama kritikon 'fokusin' e rivalit McCain06 tetor 2008 | Faqja Kryesore Kandidatët për zv/president në debat 03 tetor 2008 | Faqja Kryesore Portret: Barack Obama07 shtator 2008 | Faqja Kryesore Raul Castro fillon reformat në Kubë12 prill 2008 | Faqja Kryesore SHBA sheh pozitivisht emërimin e Raulit25 shkurt 2008 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||