BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E hënë, 25 shkurt 2008 - 07:17 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
SHBA sheh pozitivisht emërimin e Raulit
Fidel dhe Raul Castro
Raul Castro tha se i vëllai i tij Fidel ishte një lider i pazëvendësueshëm
Kritikja më e fuqishme dhe e vazhdueshme e Kubës, SHBA-ja, thotë se emërimi si president i zotit Raul Castro ofron një potencial për ndryshim pas 50 vjetësh regjim komunist.

Diplomati më i lartë amerikan në Amerikën Latine, Tom Shannon tha se për herë të parë në historinë e Kubës moderne, vendi kishte udhëheqës të rinj politikë.

Por ai shtoi se embargoja mbi Kubën që u vendos më shumë 40 vjet më parë, do të vazhdonte derisa të ndodhte një kalim në demokraci.

Asambleja Kombëtare në Kubë zgjodhi të djelën siç pritej udhëheqësin Raul Castro për të pasuar vëllain e tij të madh, Fidel.

Duke pranuar detyrën, Raul Castro tha përpara parlamentit se asnjë nuk mund ta zëvendësonte me të vërtetë ish udhëheqësin:

"Unë e pranoj përgjegjësinë që më është besuar me bindjen siç e kam shprehur shumë herë, se ka vetëm një kryekomandant të revolucionit kubanez".

"Fideli është i pazëvendësueshëm dhe njerëzit do të vazhdojnë punën e tij kur ai të mos jetë këtu fizikisht," tha Raul Castro.

Ai kërkoi leje që të konsultohej me vëllain e tij Fidel Castro për çështje të rëndësishme.

LOKALE
Fidel Kastro lë presidencën
19 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
Bush bën thirrje për demokraci në Kubë
25 tetor 2007 | Faqja Kryesore
Fidel Kastro 'bëhet i gjallë'
22 shtator 2007 | Faqja Kryesore
Kastro flet në telefon me mikun Çavez
28 shkurt 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>