BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E mërkurë, 28 shkurt 2007 - 07:20 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Kastro flet në telefon me mikun Çavez
Kastro dhe Çavez në një nga paraqitjet e regjistruara televizive
kastro dhe Çavez janë miq të ngushtë
Presidenti kubanez, Fidel Kastro ka bërë deklaratën e parë të drejtpëdrejtë pas shtatë mujash, që nga koha kur u operua në zorrë.

Z. Kastro foli me telefon me homologun e tij venezuelian, Hugo Chavez, gjatë një programi të përditshëm që z. Çavez bën në një radio në Karakas.

Z. Kastro e përshëndeti z. Çavez si mik të mirë dhe tha se çdo ditë ai po ndjehej më mirë nga ana shëndetësore.

Presidenti Kastro nuk kishte marrë pjesë në ndonjë transmetim të drejtpëdrejtë që nga koha kur u tërhoq nga jeta publike në korrik të vitit të shkuar.

Përmirësim

Që nga koha e operacionit në korrik, udhëheqësi kubanez është parë vetëm në fotografi apo në videoklipe të rregjistruara, të transmetuara më vonë në televizionin shtetëror kubanez.

Në shumë prej fotove e videoklipeve të transmetuara, shfaqet dhe presidenti venezuelan, Hugo Çavez.

Për këtë arsye nuk është habi që udhëheqësi kubaz zgjodhi programin radiofonik të z. Çavez për paraqitjen e tij të parë të drejtpërdrejtë pas mbi 7 muajsh.

Z. Kastro i tha z. Çavez se çdo ditë po ndjehej më mirë nga ana shëndetësore.

Zëri i tij tingëlloi më pak delikat se në të shkuarën.

Për momentin duket se z. Kastro po vazhdon të vazhdojë larg vëmendjes së opinionit publik.

Vëllai i tij, Raul, vazhdon të qëndrojë në krye të qeverisë komuniste të Kubës.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>