BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E shtunë, 22 shtator 2007 - 06:58 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Fidel Kastro 'bëhet i gjallë'
Fidel Kastro
Këto ishin pamjet e para të Kastros që prej tre muajsh
Televizioni shtetëror në Kubë ka transmetuar një intervistë të regjistruar me udhëheqësin e sëmurë të vendit, Fidel Kastro.

Këto ishin pamjet e para të Fidel Kastros në televizion që prej tre muajsh.

Gjatë kësaj interviste udhëheqësi 81-vjeçar foli ngadalë dhe me një zë të dobët për disa çështje ndërkombëtare.

Për të vërtetuar se intervista është bërë ditët e fundit, Fidel Kastro foli edhe për çmimin e naftës dhe forcimin e euros ndaj dollarit.

Korrespondenti i BBC-së në Havanë, Michael Voss, thotë se Fidel Kastro u duk i brishtë.

Ai fliste ngadalë, në disa raste duke hezituar, megjithatë arriti të flasë për më shumë se një orë.

Kubanezët u ngulën para televizorëve jo aq shumë për të dëgjuar se çfarë do të thoshte Fidek Kastro por për të parë me sytë e tyre se si dukej ai.

Në një moment gazetari që e intervistoi e pyeti se si ishte me shëndet.

"Jam ende këtu me ju. Nëse ata thonë se po vdes, se kam vdekur apo se do të vdes nesër apo pasnesër, një zot e di se kur do të vdesin ata vetë", u përgjigj Fidel Kastro.

Ai nuk ka dalë në publik që prek korrikut të vitit të kalur kur iu nënshtrua një operacioni në zorrë.

Që prej atij momenti Kubën e drejton vëllai i tij Raul Kastro.

Ka spekulime se ai po planifikon reforma të mëdha në mënyrën se si funksionon ekonomia e centralizuar e këtij ishulli.

Nuk është e qartë nëse këto reforma kanë edhe bekimin e Fidel Kastros.

Ai nuk foli për këtë në intervistë, por vetë paraqitja e tij është një mesazh se ai di shumë mirë se çfarë po ndodh rreth vetes.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>