 | | | Fidel Kastro del sërish në televizion duke takuar presidentin Hugo Çavez të Venezuelës |
Pamje të reja televizive të udhëheqësit kuban Fidel Kastro tregojnë se ai ndodhet në një gjëndje më të mirë shëndetësore, ndërkohë që vazhdon të marrë veten pas operacionit në stomak. Ai u shfaq i ulur në një tavolinë duke biseduar me presidentin venezuelian Hugo Çavez, i cili ndaloi në Kubë nga turneu i tij në Azi. Ndërkohe Kuba po drejtohet në mënyrë kolektive me në krye vëllain e Kastros, Raulin, Ministër i Mbrojtjes. Sipas korrespondentit të BBC në Havana, shumë kuban e shohin si të pashmangshme se Fideli do rikthehet shumë shpejt në pushtet. Publikimi i kësaj videoje duket se konfirmon se kjo sigurisht është një mundësi.
|