|
Fidel Kastro lë presidencën | |||||||||||||||||||||||
Fidel Kastro po lë postin e presidentit dhe të komandantit të forcave të armatosura të Kubës pas pothuajse 50 vjetëve në pushtet. Ai e ka bërë këtë njoftim në një mesazh, i cili është botuar në versionin në internet të gazetës zyrtare, Granma. Z. Kastro thotë se nuk do të pranojë një mandat të ri si president për shkak të problemeve me shëndetin. Fidel Kastro, 81 vjeçar, ia ka dorëzuar pushtetin vëllait të tij, Raul Kastro pas një operacioni në korrik të vitit 2006. Largimi i tij nga pushteti shënon fundin e një epoke. Z. Kastro mori pushtetin në vitin 1959 pas triumfit të Revolucionit komunist Kubanez. Ai ka sfiduar bllokadën që Amerika ka vendosur mbi vendin që nga fillimi i viteve '60. | LOKALE Kuba me në krye Raul Castro07 gusht 2006 | Faqja Kryesore Fidel Kastro 'bëhet i gjallë'22 shtator 2007 | Faqja Kryesore Fidel Kastro në gjendje të rëndë20 janar 2007 | Faqja Kryesore Kastro 'ndjehet mirë' pas operacionit02 gusht 2006 | Faqja Kryesore Kastro lë postin përkohësisht01 gusht 2006 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||