|
Fidel Kastro në gjendje të rëndë | |||||||||||||||||||||||
Lideri i Venezuelës, Hugo Çavez, ka thënë se presidenti i Kubës, Fidel Kastro, është duke luftuar me vdekjen. Duke folur gjatë samitit të udhëheqësve latino-amerikanë në Rio de Zhaneiro, zoti Çavez, një aleat i ngushtë i presidentit Kastro, tha se kishte folur me udhëheqësin 80-vjeçar për gjysëm ore, në fillim të javës. Presidenti Kastro nuk është parë në publik që kur njoftoi rreth 6 muaj më parë, se po dorëzonte përkohësisht pushtetin tek i vëllai, Raul. Nëse dikush e di gjendjen e vërtetë të presidentit Fidel Kastro, ky ka mundësi që të jetë aleati i tij i vjetër, Hugo Çavez. Zoti Çavez tha se miku i tij ishte duke luftuar për të mbetur gjallë, një përpjekje si ajo që i riu Kastro bëri si revolucionar guerrilas 50 vjet më parë në malet e Kubës. Komentet e zotit Çavez nuk janë pasqyruar në median kubaneze që kontrollohet nga shteti, e cila përgjatë pesë muajve e gjysëm nuk ka nxjerrë asnjë njoftim lidhur me shëndetin e presidentit. Kjo çështje trajtohet në Kubë si sekret. Disa kubanezë janë të vetëdijshëm për njoftimin nga Spanja të ditëve të fundit, sipas të cilit presidenti është shumë i sëmurë pas tre operacioneve në organet e tretjes. Por në rrugët e Havanës, nuk ka asnjë shenjë për rritjen e sigurisë. Patrullat shtesë u dukën gushtin e kaluar, disa ditë pas njoftimit se zoti Castro po tërhiqej përkohësisht nga pushteti. | LOKALE Fidel Kastro merr një mungesë tjetër23 dhjetor 2006 | Faqja Kryesore Kuba me në krye Raul Castro07 gusht 2006 | Faqja Kryesore Dr Rice i dërgon mesazh kubanezëve05 gusht 2006 | Faqja Kryesore Kastro lë postin përkohësisht01 gusht 2006 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||