|
Fidel Kastro merr një mungesë tjetër | |||||||||||||||||||||||
Asambleja Kombëtare e Kubës i ka zhvilluar punimet pa praninë e presidentit Fidel Kastro, i cili nuk ka dalë në publik prej disa muajsh. Kjo është hera e dytë që ai nuk merr pjesë në këtë mbledhje të rëndësishme që prej 30 vjetësh. Ndërsa kuvendi filloi punimet, vendi ku zakonisht ulej presidenti Fidel Kastro ishte lënë bosh. Pak më tej ishte ulur vëllai i tij, Rauli, ministër i mbrojtjes dhe përkohësisht presidenti i vendit. Askush nuk e përmendi gjëndjen shëndetësore të Fidel Kastros apo faktin se ai nuk ishte i pranishëm. Por mungesa e tij ndjehej shumë qartë. Që nga themelimi i kësaj asambleje Fidel Kastro kishte munguar vetëm një herë. Ai shpesh i ndërpriste folësit dhe ia niste me fjalimet e tij pafund. Raul Kastro ka një stil tjetër udhëheqës. Ai qëndroi i ulur gjatë gjithë kohës pa bërë ndonjë ndërhyrje apo koment. Qëndrimi zyrtar i qeverisë kubaneze është se një ditë Fidel Kastro do të kthehet në postin e presidentit të Kubës. Por shumë kubanezë kanë filluar të dyshojnë, nërsa po kalojnë disa muaj dhe ai nuk po duket në aktivitete të rëndësishme në kalendarin kombëtar. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||