|
Kastro lë postin përkohësisht | |||||||||||||||||||||||
Presidenti i Kubës, Fidel Castro, ka lëshuar një deklaratë, ku thotë se ia ka dorëzuar përkohësisht kontrollin mbi qeverinë e vendit vëllait të tij Raul, pas një operacioni. Kjo është hera e parë që z. Kastro heq dorë nga kompetencat e tij që nga koha kur mori pushtetin në vitin 1959. Pas dy javëve ai mbush 80 vjeç dhe festimet e përvjetorit janë shtyrë tani deri në dhjetor. Pa shumë bujë, deklarata e udhëheqësit kubanez u lexua nga sekretari i tij privat në televizionin kubanez. Fidel Castro thotë në të se stresi is shkaktuar nga udhëtimi i tij i fundit në Argjentinë dhe përvjetori javën e kaluar i Revolucionit Kubanez, i kishin ndikuar në shëndet. Ai shkruan në deklaratë se ishte operuar për të ndaluar hemoragjinë në zorrë dhe se do të pushonte për disa javë. 'Përkohësisht' Raul Castro, vëllai më i vogël i z. Castro, tani është presidenti i përkohshëm i Kubës. Prej kohësh ai është emëruar pasardhës i presidencës në rastin kur Fidel Kastro nuk do të jetë në gjendje ta ushtrojë detyrën apo kur të vdesë. Spekulimet për gjendjen serioze të presidentit janë shtuar nga fakti që udhëehqësi kubanez nuk doli personalisht për të lexuar deklaratën. Për në datën 13 gusht, ishin planifikuar festime të mëdha me rastin e përvjetorit të 80 të ditëlindjes së Kastros, por ato janë shtyrë tani deri në muajin dhjetor. Presidenti Kastro ka qneë në pushtet që prej 47 vjetësh. Korrespondeti i BBC-së në Havanë thotë se fakti që ai është, ndoshta vetëm përkohësisht, duke e dorëzuar pushtetin, ka për të tronditur shumë kubanezë. Rreth 70 përqind e tyre nuk kanë njohur udhëheqës tjetër. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||