|
Dr Rice i dërgon mesazh kubanezëve | |||||||||||||||||||||||
Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, përmes një mesazhi televiziv, u tha kubanezëve se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të angazhuara për të ardhmen e lirisë në Kubë. Dr Rice tha se SHBA-ja i respektonte aspiratat e kubanezëve dhe do të qëndronte përkrah tyre për të mbrojtur të drejtat. Por ministri kubanez i Kulturës Abel Prieto e hodhi poshtë këtë mesazh. Ai tha Dr Rice që e vlerësonte si një nga anëtaret inteligjente të qeverisë Bush "e di shumë mirë që mesazhi i saj nuk do të gjejë audiencë receptive aq më pak të vullnetshme." "Asnjë në Kubë nuk do të dëgjojë mesazhin e një zyrtari të një qeveri të huaj. Kjo nuk është vlerë për kubanezët", tha ministri i Kulturës. Zoti Prieto shtoi se presidenti në detyrë, Raul Castro dhe anëtarët e tjerë të partisë komuniste do t'i siguronin kubanezët se revolucioni do të vazhdonte. Presidenti amerikan, George Bush i ka bërë thirrje popullit kubanez të punojë për ndryshime demokratike në vend. Thirrja për ndryshime në Kubë ishte pjesë e deklaratës së parë të presidentit amerikan që nga dita e hënë, kur presidenti kubanez, Fidel Kastro, u operua në stomak. Presidenti i Kubës, Fidel Kastro doli në fillim të muajit me një deklaratë të transmetuar nga televizioni kuban, në të cilën ai tha se gjendja e tij shëndetësore ishte e qëndrueshme. Ai tha se specifikat e shëndetit të tij duhej të mbeteshin sekret shtetëror si rezultat i situatës speciale në Kubë që kërcënohej siç tha ai nga 'perandoria', pra SHBA. | LOKALE Bush kërkon demokraci në Kubë04 gusht 2006 | Faqja Kryesore Kastro 'ndjehet mirë' pas operacionit02 gusht 2006 | Faqja Kryesore Kastro lë postin përkohësisht01 gusht 2006 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||