BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 04 gusht 2006 - 07:53 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Bush kërkon demokraci në Kubë
Statujë në Havanë
Jeta në Kubë vazhdon si normalisht
Presidenti amerikan, George Bush i ka bërë thirrje popullit kubanez të punojë për ndryshime demokratike në vend.

Thirrja për ndryshime në Kubë ishte pjesë e deklaratës së parë të presidentit amerikan që nga dita e hënë, kur presidenti kubanez, Fidel Kastro, u operua në stomak.

Kastro i ka dorëzuar kompetencat përkohësisht vëllait të tij, Raul.

Amerika i ka bërë bllokadë Kubës që nga vitet '60 kur Kastro mori pushtetin.

Në deklaratën e tij, presidenti Bush u angazhua se do t'i ndihmonte kubanezët në përpjekjet e tyre për të formuar një qeveri tranzitore.

Ndërkohë, nga Kuba zyrtarisht ka njoftime se gjëndja shëndetësore e kastros është e qëndrueshme.

Kuba është në masa të rrepta sigurie dhe media në vend shkruan se forcat e armatosura janë të gatshme të përballen me çdo sulm të mundshëm mbi sistemin komunist.

Hamendje

Në Kubë, gjatë gjithë ditës në televizionin që kontrollohet nga qeveria kubaneze janë transmetuar vazhdimisht intervista në rrugë me kubanezët e thjeshtë.

Të intervistuarit i kanë uruar shërim të shpejtë Fidel Kastros dhe kanë shprehur besimin e plotë tek Raul Kastro.

Edhe pse ai nuk është dukur askund, një fjalim i tij i para disa javëve, ku Kastro tha se partia komuniste kubaneze ishte pasardhësja e vërtetë e të vëllait, Fidelit, është ribotuar në disa media shtetërore.

Korrespondenti i BBC-së në Havanë thotë se disa kubanezë kanë filluar të pyesin veten se çfarë po ndodh në prapaskenë.

Pyetja se pse nuk është dukur Raul Kastro mbetet pa përgjigje.

Në mënyrë të pashmangshme po thuren dhe shumë thashetheme për shëndetin e Fidel Kastros.

Por asnjë prej tyre nuk po ndikon në jetën e përditshme në rrugët e Havanës.

Zyrat dhe dyqanet janë të hapura dhe karnavalet e kryeqytetit të planifikuara për këtë fundjavë do të mbahen sipas planifikimit.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>