BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E mërkurë, 02 gusht 2006 - 06:31 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Kastro 'ndjehet mirë' pas operacionit
Fidel Kastro
Kastro tha se do të përmirësohet së shpejti
Presidenti i Kubës, Fidel Kastro ka dalë me një deklaratë të transmetuar nga televizioni kuban në të cilën ai thotë se gjendja e tij shëndetësore ishte e qëndrueshme.

Ai tha se specifikat e shëndetit të tij duhej të mbeteshin sekret shtetëror si rezultat i situatës speciale në Kubë që kërcënohej siç tha ai nga 'perandoria' pra SHBA.

Ai falenderoi ata që i kishin uruar atij shërim të shpejtë nga Kuba dhe gjithë bota.

Kuba është përpjekur shumë të tregojë se çdo gjë vazhdon normalisht atje, megjithëse Kastro përkohësisht ia ka kaluar pushtetin të vëllait për herë të parë qëkur ai u zgjodh president i vendit.

Shumica e kubanezëve kanë besim se Fidel Kastro do të përmirësohet së shpejti.

Ata nuk e kanë shumë idenë për festimet në Majami, ku shumë emigrantë kubanezë po festojnë atë që ata besojnë është vdekja e udhëheqësit kubanez.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>