BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E hënë, 07 gusht 2006 - 08:01 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Kuba me në krye Raul Castro
Raul Castro
Raul Castro është kreu i Forcave të Armatosuar të Kubës
Media shtetërore kubaneze lëshoi ditët e fundit një deklaratë në emër të Fidel Kastros, ku thuhet se ky i fundit është në gjendje të mirë shpirtërore pas operacionit të fundit, por vetëm koha do ta tregojë se kur do të shërohet.

Në fund të korrikut udhëheqësi kubanez e dorëzoi përkohësisht pushtetin në duart e vëllait të tij Raul, duke thënë se kishte nevojë të shërohej mirë pas operacionit në stomak.

Shtetet e Bashkuara thanë se donin të shikonin në Kubë një tranzicion drejt demokracisë.

Dhe në vazhdim disa nga pyetjet që lindin rëndom për situatën post-Castro:

A: Kjo nuk është hera e parë që Fidel Kastro ka qënë sëmurë, përse është bërë kaq shumë zhurmë për dorëzimin më të fundit të pushtetit?

B: Është e vërtetë, ai është shëruar plotësisht nga sëmundjet më parë, dhe mund ta bëjë këtë përsëri.

Në fakt njoftimet se atij po i vinte vdekja kanë dalë rregullisht në kanale të huaja duke gëzuar komunitetetin e mërgimtarëve kubanezë sidomos atë në Floridë.

Në muajin korrik presidenti kubanez Fidel CAstro tha se thashethemet për vdekjen e tij i dukeshin qesharake.

"Unë vdes gati përditë, por kjo më zbavit tej mase, dhe më bën të ndihem edhe më i shëndetshëm", tha Castro.

Por kësaj rradhe ai iu nënshtrua një operacion serioz për hemoragji të brendshme në stomak, ndërhyrje kjo që bëhet edhe më serioze për shkak të moshës së tij 79-vjeçare.

Ndoshta faktor më interesant është se Castro ia ka dorëzuar kontrollin e qeverisë vëllait të tij Raul, njeriun që e emëroi publikisht si pasuesin e tij nëntë vjet më parë.

A: Çfarë dihet për Raul Castro?

B: Raul është vëllai më i vogël i Fidelit. Edhe ai është një zyrtar i lartë i Partisë Komuniste.

Në muajin korrik 75-vjetori i tij i lindjes u mbulua gjerësisht nga media.

Dukej si një përpjekje për t'i dhënë atij një profil më të lartë. Ai ka jetuar nën hijen e Fidelit për më shumë se 50 vjet dhe kubanezët nuk e njohin shumë mirë.

Disa thonë se Raulit i mungon karizma dhe lidershipi që gëzon vëllai i tij.

Por ai nuk është i ri në politikë apo qeveri.

A: Kur e filloi ai karierën politike?

B: Ai ka luajtur një rol qendror në qeveri që prej fillimit të shtetit komunist.

Në fakt ai mori pjesë në përpjekjen revolucionare që çoi edhe në rrëzimin e rregjimit autoritar të Fulgencio Batista.

Raul Castro njihet si personi që transformoi një organizatë guerilase në një forcë reale luftuese.

Marrëdhëniet e tij të ngushta me ushtrinë vazhduan për shumë dekada.

Ai është tani Kreu i Forcave të Armatosura të Kubës dhe në atë rol ai luajti një pjesë të rëndësishme në rimëkëmbjen e ekonomisë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

Raul drejtoi reformat e pjesshsme ekonomike dhe politikat e orientuara nga tregu të zbatuara nga ushtria kur ai ishte i ngarkuar me detyrën e administrimit të ushtrisë dhe bizneseve civile.

A: Çfarë do të thotë kalimi i pushtetit nga Castro tek Castro?

B: Kalimi do të thotë se nuk ka gjasa që të ketë ndonjë ndryshim domethënës pas largimit të figurës gjithnjë të pranishme të Fidelit nga skena politike.

Askush nuk beson se ndonjë politikan mund të jetë i nivelit të tij.

Raul pritet që të paraqesë një lidership kolektiv për qeverisjen e ishullit.

Por disa analistë thonë se ai nuk është ri dhe mosha e tij 75 vjeçare tregon se Raul do të mund të qëndrojë në pushtet për një kohë të kufizuar, duke e bërë periudhën e tranzicionit më të gjatë dhe më të pasigurt.

A: A ka kandidatura të tjera potenciale për vendin e presidentit Castro.

B: Ministri i jashtëm Felipe Perez Roque përmendet ndonjëherë si një udhëheqës potencial.

Ai është një mbështetës i vijës së ashpër dhe është kundër ndryshime rrënjësore në Kubë.

Ai është në të dyzetat, por ka qënë i përfshirë në qeveri për më shumë se 20 vjet.

Disa nga avantazhet vijnë prej faktit që autoriteti buron nga marrëdhënia e ngushtë me presidentit Fidel Castro, megjithëse ministri Roque pretendon se është i adhurueshëm ai nuk ka një elektorat të tijin.

Një tjetër kandidat është Carlos Lage, një teknokrat i lartë dhe një prej reformatorëve të paktë që ka mbetur në pushtet.

LOKALE
Dr Rice i dërgon mesazh kubanezëve
05 gusht 2006 | Faqja Kryesore
Bush kërkon demokraci në Kubë
04 gusht 2006 | Faqja Kryesore
Kastro 'ndjehet mirë' pas operacionit
02 gusht 2006 | Faqja Kryesore
Kastro lë postin përkohësisht
01 gusht 2006 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>