|
Kriza ekonomike dominon debatin në SHBA | |||||||||||||||||||||||
Dy kandidatët presidencialë në SHBA, Barack Obama dhe John McCain kanë marrë pjesë në debatin e dytë televiziv mes tyre. Ai u karakterizua nga shkëmbime të mprehta deklaratash për ekonominë dhe politikën e jashtme. Zoti Obama e portretizoi politikën taksore të zotit McCain si fitimprurëse për drejtorët e pasur ekzekutivë, kurse zoti McCain tha se në thelb zoti Obama ishte një person që dëshironte t'i rriste taksat. Debati u zhvillua në një mënyrë më të afërt dhe intime, në hollin e bashkisë ku dy kandidatë kishin mundësi të lëviznin lirshëm dhe t'i afroheshin audiencës teksa bënin deklaratat e tyre. Në disa raste ata sulmuan njëri-tjetrit gjë që u bëri jehonë fushatave të tyre që po bëhen gjithnjë e më shumë negative. Politika e jashtme ishte ajo që solli edhe konfrontimin më personal të mbrëmjes, ku zoti Obama u përpoq ta nxirrte zotin McCain si luftë nxitës. "Nuk është e vërtetë", u përgjigj McCain që nga ana e tij u përpoq ta portretizonte Obamën si një person që ishte në mënyrë të rrezikshme pa eksperiencë. Që kur patën debatin e fundit mes tyre dy javë më parë, kriza financiare i detyroi ata ta përqëndronin përsëri tek ekonomia, fushatën për Shtëpinë e Bardhë. Ajo dominoi axhendën e debatit dhe shumë prej publikut në sallë bëri pyetje të lidhura me ekonominë. Një zgjedhëse pyeti nëse mund t'i besonte paratë e saj secilit prej kandidatëve, kur fajësoi si republikanët ashtu edhe demokratët për krizën. Sondazhet e fundit tregojnë se Barack Obama është përpara republikanit John McCain. | LOKALE Obama kritikon 'fokusin' e rivalit McCain06 tetor 2008 | Faqja Kryesore Kandidatët për zv/president në debat 03 tetor 2008 | Faqja Kryesore Bushi optimist për paketën01 tetor 2008 | Faqja Kryesore Debat televiziv pa të papritura 27 shtator 2008 | Faqja Kryesore Portret: John McCain07 shtator 2008 | Faqja Kryesore Portret: Barack Obama07 shtator 2008 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||