BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E shtunë, 12 prill 2008 - 08:11 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Raul Castro fillon reformat në Kubë
Raul Castro
Raul Castro po bën ndryshime edhe tek sistemi i pagave shtetërore
Udhëheqësi i ri i Kubës, Raul Castro është duke ndikuar ritmin e ndryshimeve përmes një serie reformash ekonomike.

Planet e tij do ta bëjnë më të lehtë për punonjësit shtetërorë që të kenë shtëpitë e tyre dhe do t'u mundësojnë që këto prona t'ua kalojnë fëmijëve.

Raul Castro është duke ndryshuar edhe sistemin shtetëror të pagave, për të lejuar që të ketë inciativa nxitëse dhe për të hequr limitin e pagave.

Që kur mori presidencën nga i vëllai i tij, Fidel në muajin janar, Raul Castro ka bërë të ditur disa masa që do të lehtësojnë masat shtrënguese ekonomike dhe sociale që kanë qënë në fuqi prej dekadash.

Noemi Gomez, një mjeke në Kubë e pyetur për masat e reja, tha se njerëzit do të kenë më shumë shtytje për të punuar më mirë dhe për të patur një nivel më të mirë jetese.

"Nuk është njësoj të punosh 4 orë dhe të marrësh 573 peso (rroga e një mjeku) dhe të punosh 24 orë apo 48 orë dhe të marrësh 573 peso", tha ajo.

LOKALE
SHBA sheh pozitivisht emërimin e Raulit
25 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
Fidel Kastro lë presidencën
19 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
Bush bën thirrje për demokraci në Kubë
25 tetor 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>