BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E diel, 02 shtator 2007 - 16:46 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Irani "përparon" në fushën bërthamore
Ahmedinejad
Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad ka thënë se Irani tani ka vënë në operacion 3 mijë centrifuga për pasurim të uraniumit.

Zoti Ahmedinejad tha se Irani nuk do të tërhiqej, megjithë rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkojnë që Irani të pezullojë pasurimin e uraniumit.

Më herët këtë vit, agjencia bërthamore e OKB-së tha se Irani kishte vetëm 1300 centrifuga, më pak nga ç'pretendon Irani.

Irani thotë se ka të drejtë të pasurojë uranium për të prodhuar energji bërthamore, por disa vende dyshojnë se Irani po kërkon të prodhojë armë bërthamore.

Nuk ka verifikim të pavarur për këtë pretendim të Iranit.

OKB i ka vënë Iranit dy lloj sanksionesh,ndërsa SHBA është në krye të thirrjeve për sanksione të tjera, nëse Irani nuk ndalon pasurimin e uraniumit.

LOKALE
Irani liron akademiken amerikane
21 gusht 2007 | Faqja Kryesore
Marrëveshje për programin bërthamor
13 korrik 2007 | Faqja Kryesore
Amnesty për ekzekutimet e fëmijëve
27 qershor 2007 | Faqja Kryesore
Arrestime të reja në Iran
10 qershor 2007 | Faqja Kryesore
Takim i rëndësishëm SHBA-Iran
28 maj 2007 | Faqja Kryesore
Mbahet takimi SHBA - Iran
28 maj 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>