|
Irani liron akademiken amerikane | |||||||||||||||||||||||
Autoritetet e sistemit të drejtësisë në Iran thonë se po lirojnë me kusht akademiken iraniano-amerikane, Haleh Esfandiari, e cila është mbajtur në paraburgim për tre muaj. Lajmi për lirimin e akademikes amerikane u dha nga agjensia e lajmeve, Isna. Znj. Esfandiari, 67 vjeçari, u arrestua në muajin maj gjatë një vizite në Teheran. Ajo punon për një institut studimor në Uashington. Autoritetet e kishin akuzuar për shkelje në fushën e sigurisë. Avokatja e znj. Esfandiari, aktivistja e njohur dhe fituese e Çmimit Nobel, Shirin Ebadi, tha se shuma e caktuar për lirimin me kusht të klientes së saj ishte 320 mijë dollarë. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë në Uashingon e kanë mirëpritur lirimin Muajin e kaluar, televizioni iranian transmetoi një program, ku autoritetet, sipas korrespondentëve, tentuan të përfshinin znj. Esfandiari dhe një akademik tjetër iraniano-amerikan, në një tentativë për të rrëzuar në mënyrë paqësore qeverinë iraniane. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||