 | | | Ky është takimi i parë për më shumë se 30 vjet |
SHBA i ka bërë thirrje Iranit t'i japë fund armatimit, financimit dhe trajnimit të militantëve në Irak në takimin e tyre të parë të nivelit të lartë për më shumë se 30 vjet. Ambasadori amerikan në Irak, Ryan Crocker, tha se homologu i tij iranian e ka hedhur poshtë akuzën. "Unë i parashtrova iranianëve një seri shqetësimesh specifike direkte të sjelljes së tyre në Irak, përkrahjen e tyre për milicët që po lufttojnë si forcat irakiane të sigurisë dhe forcat e koalicionit, faktin se shumë eksplozivë dhe municion që përdoret nga këto grupe vijnë nga Irani, se aktivitete të tilla të drejtuara nga roje të Gardës islamiste revolucionare duhet të pushojnë dhe se duhet të shohim për rezultate." Ambasadori iranian në Irak, Hassan Kazemi Qomi, tha se të dy palët do të takohen përsëri në Irak brenda më pak se një muaji. Një korrespondent i BBC thotë se kopja e fjalimit të mbajtur nga ambasadori iranian nuk tregon atë retorikë të ashpër që udhëheqësit iranianë zakonisht përdorin kundër SHBA. |