BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E hënë, 28 maj 2007 - 06:45 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Takim i rëndësishëm SHBA-Iran
Trupa në Irak
Irani kërkon të jepet një afat për tërheqjen e amerikanëve nga Iraku
Zyrtarët iranianë dhe amerikanë kanë filluar bisedimet e para direkte biletarale që prej dekadash.

Të dyja palët nuk janë takuar zyrtarisht për mëse 30 vjetësh, dhe të hënën ambasadorët amerikanë dhe iranianë takohen në Bagdad.

Bisedimet njoftohet se do të përqëndrohen në situatën e sigurisë në Irak dhe ftesa ka ardhur nga qeveria irakiane.

Ministri i jashtëm irakian, Hoshyar Zebari, i tha BBC-së se nuk priste mrekulli nga ky takim.

"Unë nuk pres mrekulli nga ky takim, por ai është një hap shumë i rëndësishëm për të vendosur një farë dialogu mes SHBA-së dhe Iranit si një fuqi rajonale."

"E kemi thënë prej kohësh që SHBA-ja është aktori kryesor në politikën irakiane."

"Qeveria irakiane është pronari i të gjithë kësaj, Irani është aktor, duam apo jo. Pra ka konsensus për të gjithë ne që të ulemi dhe të diskutojmë," tha ministri i Jashtëm irakian.

Akuza për spiunazh

 Unë nuk pres mrekulli nga ky takim, por ai është një hap shumë i rëndësishëm për të vendosur një farë dialogu.
Hoshyar Zebari

Ministria e Jashtme iraniane thirri ambasadorin zviceran që përfaqëson interesat amerikane, për të protestuar kundër asaj që quan një rrjet spiunazhi që operon në Iran.

Siç thotë edhe korrespondentja e BBC-së në Teheran, Frances Harrison, SHBA e akuzon Iranin se po destabilizon Irakun.

Ambasadorit zviceran iu tha se Teherani kishte zbuluar një numër rrjetesh spiunazhi që kishin si qëllim të infiltronin Iranin dhe të kryenin veprime sabotazhi në perëndim, jugperëndim dhe në qendër të vendit.

Irani është ankuar vitet e fundit se një seri sulmesh me bomba në provincën kufitare Khuzestan, ishin kryer nga forca që mbështeten nga britanikët në jug të Irakut.

Akuzat iraniane vijnë një kohën kur një numër amerikanësh me origjinë iraniane janë arrestuar të dyshuar për spiunazh dhe përpjekje për të rrëzuar rregjimin klerik në Iran.

LOKALE
Miratohet buxheti amerikan i luftës
25 maj 2007 | Faqja Kryesore
Thirrje për ndryshim strategjie në Irak
17 maj 2007 | Faqja Kryesore
Zv/presidenti Cheney paralajmëron Iranin
12 maj 2007 | Faqja Kryesore
Përfundon pa rezultat takimi për Irakun
04 maj 2007 | Faqja Kryesore
Në Irak-numri më i madh i vdekjeve
01 maj 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>