BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 04 maj 2007 - 18:46 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Përfundon pa rezultat takimi për Irakun

Manouchehr Mottaki
Ministri i Jashtëm iranian Mottaki nuk u takua me sekretaren e Rice
Takimi ndërkombëtar në vendpushimin egjiptian Sharm El-Sheikh për të diskutuar çështjet në Irak, ka përfunduar pas asnjë rezultat përsa i takon marrëdhënieve mes Iranit dhe SHBA-së.

Ky takim do të mbahet mend më shumë për atë që nuk arriti, sesa për atë që ndodhi.

I shumë reklamuari takim mes Sekretares amerikane të Shtetit, Condoleeza Rice dhe homologut të saj iranian, Manouchehr Mottaki nuk u zhvillua.

Ditën e enjte u shkëmbyen pak fjalë para drekës.

Por iranianët nuk treguan dëshirë për ta shfrytëzuar këtë mundësi për kontakte të mëtejshme me amerikanët gjatë një darke që ishte organizuar me shumë kujdes nga mikëpritësit egjiptianë.

Ministri i jashtëm iranian, lëshoi fjalë të egra ndaj amerikanëve duke i akuzuar se ishin duke kryer akte terroriste në Irak.

Në nivel ambasadorësh pati një takim bilateral SHBA-Iran.

Condoleeza Rice bisedoi të enjten me homologun e saj sirian, Walid al-Moallem, takim i cili ishte një tjetër shenjë e ndryshimit të politikës amerikane në rajon.

Pra pati sinjale të përziera nga Teherani dhe një hapje modeste mes SHBA-së dhe Sirisë.

Fokusi real i konferencës ishte stabiliteti në Irak.

Ky solli një plan për ndihmë financiare me kusht që qeveria irakiane t'i përmbahej një serie angazhimesh.

Pati bisedime përsëri për një mbledhje të Ligës Arabe për t'i dhënë një shtysë ripajtimit kombëtar në Irak, një ide që është përfolur për ca kohë.

Ka shqetësim, por pak veprime, duket se është verdikti i drejtë i këtij takimi.

Por patjetër fqinjët e Irakut janë aktorët e vetë, mbështetës në këtë tragjedi që po luhet në skenën irakiane.

Pajtimi kombëtar, është mbi të gjitha një punë për vetë irakianët.

LOKALE
Konferencë ndërkombëtare për Irakun
03 maj 2007 | Faqja Kryesore
Bush vë veton mbi ligjin për tërheqje
02 maj 2007 | Faqja Kryesore
Në Irak-numri më i madh i vdekjeve
01 maj 2007 | Faqja Kryesore
Njoftime për vdekjen e al Masrit
01 maj 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>