|
Bush vë veton mbi ligjin për tërheqje | |||||||||||||||||||||||
Presidenti Bush ka vënë veton mbi një ligj për shpenzimet e luftës që do të kishte kërkuar tërheqjen e trupave nga Iraku. Presidenti e përshkroi vendosjen e një afati për tërheqjen e trupave si të papërgjegjeshëm. Projektligji u dërgua nga kongresi i kontrolluar nga demokratët. Me një të rënë të lapsit presidenti Bush bllokoi vullnetin e Kongresit amerikan, duke kundërshtuar vendosjen e një afati për tërheqjen e trupave nga Iraku. Kjo është hera e dytë që kur mori detyrën që zoti Bush e përdor veton. Disa orë përpara kësaj, udhëheqësit demokratë nënshkruan projekligjin, i cili vazhdon të financojë trupat amerikane në Irak dhe i bënë thirrje presidentit që të dëgjojë vullnetin e popullit amerikan. Duke shpjeguar vendimin e tij, presidenti Bush tha se vendosja e një afati do të ishte një recetë për kaos. "Nuk ka kuptim që t'i thuhet armikut se kur parashikon të fillosh tërheqjen", tha presidenti amerikan. "Unë besoj në vendosjen e një afati për tërheqjen që do të mund të demoralizonte popullin irakian, do të inkurajonte vrasësit në mbarë Lindjen e Mesme dhe do të dërgonte mesazhin se amerikanët nuk i mbajnë premtimet." "Vendosja e një afati për tërheqje është vendosa e një afati për dështim," tha zoti Bush. Reagimet pas këtij zhvillimi ishin të menjëhershme. Kandidati demokrat për president, senator Barack Obama, tha se presidenti Bush e kishte injoruar me kokëfortësi vullnetin e popullit amerikan dhe në mënyrë shqetësuese realitetin në Irak. | LOKALE Në Irak-numri më i madh i vdekjeve01 maj 2007 | Faqja Kryesore Njoftime për vdekjen e al Masrit 01 maj 2007 | Faqja Kryesore Viktima të shumta nga sulmi në Qerbela28 prill 2007 | Faqja Kryesore Demokratët flasin me një zë për Irakun27 prill 2007 | Faqja Kryesore Konflikti në Irak më i ndërlikuari ndonjëherë26 prill 2007 | Faqja Kryesore Kongresi në konflikt me Bushin për fondet26 prill 2007 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||