 | | | Qerbelaja ka qenë herë pas herë objekt sulmi |
Një makinë bombë ka shpërthyer në Qerbela, në Irak duke vrarë të paktën 50 vetë. Shpërthimi ndodhi pranë një vendi të shenjtë shiit në një kohë kur rrugët ishin të mbushura me njerëz. Qerbelaja është një nga vendet më të shenjta në fenë islame dhe shumë shpesh është sulmuar nga kryengritësit sunitë. Më herët, kleriku i famshëm shiit, Moqtada al Sadr e ka kritikuar presidentin Bush që nuk ka dhënë një afat të caktuar për tërheqje të trupave amerikane nga Iraku. Në një letër, lexuar në parlament në emër të tij, kleriku tha se situata në Irak nuk do të bëhej më keq nga ç'ishte, nëse amerikanët tërhiqeshin. |