|
Demokratët flasin me një zë për Irakun | |||||||||||||||||||||||
Të tetë kandidatët demokratë për presidencën amerikane kanë kritikuar politikën e ndjekur nga administrata e presidentit Bush në Irak. Kritikat u bënë gjatë debatit të tyre të parë televiziv para zgjedhjeve në vitit të ardhshëm. Hillary Clinton u detyrua të komentonte votën e saj pro-fillimit të luftës në Irak. Ajo tha se po të kishte ditur atëherë çfarë dinte tani, do të kishte vepruar ndryshe. Senatori Barak Obama, kandidati tjetër kyresor për nominimin e demokratëve, i kërkoi Kongresit që ta shpallte të pavlefshme një veto të mundshme kundër legjislacionit për tërheqjen e trupave nga Iraku me të cilën ka kërcënuar presidenti Bush. Ky ishte debati i mbajtur më herët ndonjëherë në histori për zgjedhjet presidenciale që duan ende dhe 18 muaj të mbahen dhe mundësia e parë që kandidatët demokratë të flisnin para audiencës kombëtare. Debat pa konfrontime Tema më e nxehtë e debatit televiziv ishte lufta në Irak. Të gjithë unanimisht dënuan politikën e administratës së Bushit. Senatorja Hillary Clinton, që drejton garën, u detyrua të mbronte çështjen që përbën thembrën e saj të Akilit, votimin pro nisjes së operacioneve ushtarake në Irak. Kandidati tjetër që ndodhet në krye të garës, senatori i Ilinoisit Barack Obama, që pretendon të bëhet presidenti i parë amerikan me ngjyrë, e përshkroi situatën në Irak si katastrofale. Pavarësisht nga disa zënka të vogla, mes kandidatëve nuk pati konfrontime në kuptimin e plotë të fjalës dhe të gjithë ata duhet të ndjenë të lehtësuar që shpëtuan pa bërë ndonjë gafë. Por ky është vetëm fillimi i provcesit dhe përpara do të ketë shumë debate të tilla. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||