 | | | Harta e Irakut |
Gjenerali Petraeus paralajmëroi se operacioni mund të vështirësohet përpara se të bëhet më i lehtë, dhe tha se ky operacion do të kërkonte një vendosmëri te jashtëzakonshme. Gjenerali ishte duke folur në Senatin Amerikan ndërsa bëheshin përgatitjet për për fillimin e debatit mbi një projektligj te miratuar nga dhoma e përfaqësuesve ditën e mërkurë, sipas te cilit fondet e ardhshme të luftës do të vareshin nga tërheqja e trupave nga Iraku, në fillim të muajit tetor. Qeveria e Irakut e ka kritikuar ligjin duke thënë se trupat amerikane nuk duhet të tërhiqen derisa ushtria irakiane të jetë në gjendje të përballojë vetë situatat. Presidenti Bush ka thënë se do të vëjë veton.
|