BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 26 prill 2007 - 07:47 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Kongresi në konflikt me Bushin për fondet
Kongresi
Kongresi duket se po hyn në konflikt me presidentin Bush
Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka votuar me një rezultat shumë të ngushtë për të përcaktuar një afat për largimin e trupave amerikane nga Iraku.

Në një hap që pritet të acarojë konfliktin mes shumicës demokrate dhe administratës republikane të presidentit Bush, kongresistët e kushtëzuan financimin e trupave në Irak me tërheqjen e tyre graduale duke filluar në vjeshtë.

Projektligji u miratua me 218 vota pro dhe 208 kundër.

Ai pritet të miratohet edhe nga senati brenda pak ditësh.

Projektligji parashikon 100 miliardë dollarë për vazhdimin e luftës në Irak por e kushtëzon këtë me fillimin e tërheqjes së trupave amerikane në tetor të këtij viti.

Objektivi është që largimi i trupave nga Iraku të përfundojë në prill të vitit të ardhshëm.

Republikanët e dënuan këtë masë me argumentin se ajo do t'ua lidhte duart ushtarakëve amerikanë në Irak.

Nga ana e tyre demokratët thonë se kanë mbështetjen e popullit amerikan për të ndryshuar rrjedhën e asaj që njëri prej tyre e përshkroi si 'gafën më të rëndë' në historinë e Amerikës.

Presidenti Bush ka paralajmëruar se do të përdorë veton, gjë që e ka ushtruar rrallë

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>