|
Në Irak-numri më i madh i vdekjeve | |||||||||||||||||||||||
Numri i njerëzve të vrarë nga sulmet terroriste në gjithë botën është rritur ndjeshëm sipas një raporti të qeverisë amerikane. Raporti vjetor i departamentit amerikan të shtetit mbledh fakte nga 16 shërbime sekretet amerikane. Rritja më e madhe është parë në vdekjet nga terrorizmi vitin e kaluar si rezultat i rritjes së dhunës sektare në Irak ku numri i sulmeve u rrit dy herë gjatë vitit 2006. Kjo nuk përfshin sulme në ushtrinë amerikane. Si rezultat, vetëm Iraku ka 2/3 e vrasjeve nga terrorizmi në gjithë botën. Numri i sulmeve u rrit ndjeshëm edhe në Afganistan. Raporti përmend Iranin dhe Sirinë si shtete kryesore që sponsorizojnë terrorizmin pasuar nga Kuba, Korea e Veriut dhe Sudani. Raporti akuzon Iranin se po përpiqet të destabilizojë Irakun duke i dhënë përkrahje materiale kryengritësve shiitë. Raporti tregon shifra edhe për grupin që vuan më tepër. Këto janë fëmijët. Numri i atyre të vrarë apo të plagosur është rritur me 80% vitin e kaluar. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||