|
Bush dhe palët diskutojnë ligjin për Irakun | |||||||||||||||||||||||
Në SHBA pritet të fillojnë negociatat mes demokratëve dhe republikanëve lidhur me impasin e krijuar përsa i takon financimit të luftës në Irak. Demokratët që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve, nuk mund ta kthenin veton e presidentitn mbi ligjin për shpenzimet që vendos si kusht edhe një afat për tërheqjen e trupave. Demokratët që kontrollojnë kongresin janë në një pozicion të vështirë. Ata duan që të përdorin fuqinë e tyre mbi financimet për të kontrolluar politikën amerikane në Irak. Ata, nga ana tjetër, nuk duan as që të akuzohen se nuk i kanë mbështetur trupat në kohë lufte. Ata e dinë se Presidenti Bush nuk do ta firmojë një ligj që bën fjalë për një afat tërheqjeje. Udhëheqësit e demokratëve nuk pranuan të thoshin, nëse do të bënin kompromis lidhur me këtë çështje, por kryetarja e Kongresit, Nancy Pelosi, tha se ata ishin të vendosur për t'i dhënë fund luftës. Presidenti Bush tha se kishte besim se mund të arrihej një marrëveshje. Duke iu referuar vetos, zoti Bush tha se ajo theksonte dallimet. Ai tha se të enjten se palët do të punonin për të gjetur një gjuhë të përbashkët. Të gjitha palët pajtohen se ka nevojë për një rezolutë të shpejtë dhe republikanët shpresojnë se ligji i ri do të jetë gati që të firmoset nga presidentit deri në fund të muajit. | LOKALE Konferencë ndërkombëtare për Irakun03 maj 2007 | Faqja Kryesore Bush vë veton mbi ligjin për tërheqje02 maj 2007 | Faqja Kryesore Në Irak-numri më i madh i vdekjeve01 maj 2007 | Faqja Kryesore Njoftime për vdekjen e al Masrit 01 maj 2007 | Faqja Kryesore Viktima të shumta nga sulmi në Qerbela28 prill 2007 | Faqja Kryesore Konflikti në Irak më i ndërlikuari ndonjëherë26 prill 2007 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||