BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 03 maj 2007 - 07:46 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Konferencë ndërkombëtare për Irakun

Al Maliki dhe Rice
SHBA-ja kërkon mbështetje ekonomike dhe politike për Irakun
Ministrat e jashtëm dhe zyrtarë të lartë nga mbi 60 vende të botës janë mbledhur në vendpushimin egjiptian Sharm el-Sheikh për të diskutuar rrugët për dhënien fund të dhunës në Irak.

Ditën e premte do të ketë një takim të dytë për të diskutuar sigurinë në Irak me fqinjët e tij.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, nuk ka përjashtuar mundësinë e bisedimeve direkte me ministrat e jashtëm të Iranit dhe Sirisë.

Condoleezza Rice e ka pranuar se disa vende vazhdojnë të bëjnë qëndresë për të dhënë mbështetje financiare dhe politike për Irakun.

Por duke folur për gazetarët, gjatë rrugës për në Egjipt, ai tha se gjithçka ishte e mundur për Irakun dhe rajonin si i tërë.

SHBA-ja shpreson se do të ketë një marrëveshje ndërkombëtare që do të mund të lëvrojë miliarda dollarë ndihmë për Iraku në formë ndihme dhe falje borxhi.

Megjithatë, disa vende arabe duan garanci se qeveria irakiane do të bëjë shumë më shumë për të tërhequr minoritetin sunit dhe për të tejkaluar ndarjen sektariane.

Sekretarja amerikane e Shtetit e ka lënë të hapur mundësinë për një takim me ministrin e Jashtëm iranian.

Që prej 30 vjetësh ka patur shumë pak kontakte formale edhe mes Iranit dhe SHBA-së.

Shtetet e Bashkuara duan ta shfrytëzojnë këtë mundësi për t'u përqëndruar në të ardhmen e Irakut dhe për të tërhequr mbështetje ndërkombëtare.

JONATHAN BEALE, BBC NEWS, SHARM EL-SHEIKH

LOKALE
Bush vë veton mbi ligjin për tërheqje
02 maj 2007 | Faqja Kryesore
Në Irak-numri më i madh i vdekjeve
01 maj 2007 | Faqja Kryesore
Njoftime për vdekjen e al Masrit
01 maj 2007 | Faqja Kryesore
Viktima të shumta nga sulmi në Qerbela
28 prill 2007 | Faqja Kryesore
Demokratët flasin me një zë për Irakun
27 prill 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>