|
Zv/presidenti Cheney paralajmëron Iranin | |||||||||||||||||||||||
Zv/presidenti amerikan, Dick Cheney, ka paralajmëruar përsëri Iranin që të mos zhvillojë armë bërthamore. Kësaj rradhe deklarata e tij u bë nga një luftanije amerikane pranë brigjeve të Iranit (rreth 240 km larg). Duke qëndruar në kuvertën e aeroplan-mbajtëses (USS Stennis) me avionë me fuqi bërthamore, zoti Cheney tha se prania detare amerikane në rajon dërgonte një mesazh të qartë tek miqtë dhe armiqtë. Ai tha se SHBA-ja do kundërshtonte me forcë armët bërthamore të Iranit. "Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë ata që vuajnë, dhe do të vëmë drejtësinë në vend përsa u takon armiqve të lirisë." "Ne do të qëndrojmë në krah të të tjerëve për të parandaluar Iranin që të fitojë armë bërthamore dhe të dominojë rajonin," tha zoti Cheney. Zv/presidenti amerikan është në një turne në Lindjen e Mesme, ku po kërkon mbështetjen e aleatëve. | LOKALE Kritika të ashpra ndaj Iranit09 prill 2007 | Faqja Kryesore SHBA mohon akuzat e Iranit për torturë 08 prill 2007 | Faqja Kryesore Programi bërthamor i Iranit diskutohet në Londër 26 shkurt 2007 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||