|
Kritika të ashpra ndaj Iranit | |||||||||||||||||||||||
SHBA dhe shtete të tjerë perëndimore kanë kritikuar ashpër Iranin pas njoftimit se tani ai mund të prodhojë karburant bërthamor në shkallë industriale. Zëdhënësi i Sigurisë së Shtëpisë së Bardhë tha se sfida që Irani vazhdonte t'i bënte rezolutave të OKB po rriste izolimin e tyre ndërkombëtar. Më herët, presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmadinejad, njoftoi se vendi i tij mund të prodhojë karburant bërthamor në nivel industrial. Kombet e Bashkuara kanë kaluar ndërkohë dy rezoluta që i bëjnë thirrje Iranit të ndalë programin e pasurimit të uraniumit, por vendi ka bërë të kundërtën duke e shpejtuar atë. Dy kanale televizive iraniane transmetuan drejtëpërsëdrejti konferencën për shtyp të mbajtur në uzinën në Natanz. Zyrtari më i lartë i vendit në fushën e teknologjisë bërthamore tha se Irani ishte tani në gjendje të prodhonte centrifuga, makina këto që e kthejnë uraniumin në karburant bërthamor. Ai tha se kjo ishte një ëndërr që ishte bërë realitet për iranianët. Më pas, presidenti shpjegoi se një vit më parë, Irani kishte pasuruar vetëm një sasi të vogël të uraniumit, tani ai ishte në gjendje ta bënte këtë në nivel industrial. Gazetarëve dhe diplomatëve nuk iu treguan centrifugat, të cilat janë nëntokë, për t'i mbrojtur nga një sulm ushtarak. Vetë uzina është e rrethuar nga armë kundërajrore. Kryenegociatori, Ali Larijani, u tha gazetarëve se nëse Irani do të vendosej nën presion për programin bërthamor, atëherë ai duhet të rishikojë anëtarësinë e tij në Traktatin për Mospërhapjen Bërthamore. Kjo do të përshkallëzonte në mënyrë serioze tensionet, sepse bota e jashtme nuk do të kishte asnjë lloj ideje se çfarë po bënte Irani. | LOKALE Sanksione të reja të OKB-së ndaj Iranit25 mars 2007 | Faqja Kryesore Ahmadinejad anulon vizitën në OKB24 mars 2007 | Faqja Kryesore Vendet e KS pajtohen për rezolutën13 mars 2007 | Faqja Kryesore Rusia nuk do të furnizojë me karburant reaktorin e Iranit. 12 mars 2007 | Faqja Kryesore Agjencia diskuton për Iranin dhe Korenë05 mars 2007 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||