BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E diel, 25 mars 2007 - 07:41 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Sanksione të reja të OKB-së ndaj Iranit
Uzinë bërthamore iraniane
Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka votuar me unanimitet për të forcuar sanksionet kundër Iranit lidhur me mospranimin nga ana e tij për të ndaluar pasurimin e uraniumit.

Ambasadori britanik në OKB, Emyr Jones Parry, tha se kjo masë pasqyronte shqetësimin e thellë për programin bërthamor të Iranit.

Nën-sekretari amerikan i Shtetit, Nicholas Burns, tha se kjo masë ishte e rëndësishme, sepse Irani ka qenë një furnizues i madh armësh për grupet militante, Hezbollah dhe Hamas.

Ministri i Jashtëm Iranian, Manouchehr Mottaki, e quajti rezolutën e OKB-së të paligjshme dhe të pajustifikuar.

Ai tha se ajo nuk do të ndikojë tek vendi i tij.

"Bota duhet ta dijë, dhe e di, se edhe sanksionet më të ashpra politike dhe ekonomike dhe kërcënime të tjera janë tepër të dobta për ta detyruar kombin iranian të tërhiqet nga kërkesat e tij të ligjshme dhe legjitime," tha ministri i jashtëm iranian.

LOKALE
Ahmadinejad anulon vizitën në OKB
24 mars 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>