BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E shtunë, 24 mars 2007 - 08:23 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Ahmadinejad anulon vizitën në OKB
Presidenti i Iranit Mahmoud Ahmadinejad
Ahmadinejad nuk shkon në OKB
Presidenti i Iranit Mahmoud Ahmadinejad ka anuluar planet për të marrë pjesë në një sesion të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të shtunën ku mund të vendosen sanksione të tjera ndaj vendit të tij për shkak të programit të tij bërthamor.

Irani tha se Shtetet e Bashkuara u vonuan në lëshimin e vizës për zotin Ahmadinejad për të udhëtuar për në Nju Jork - një akuzë që Uashingtoni e hedh poshtë.

Në OKB vazhdojnë diskutimet lidhur me fjalët e rezolutës.

Mbështetësit e saj dëshirojnë të vendosin një ndalim për eksportet e armëve të Iranit dhe ngrirje të disa aseteve fiancnaire.

Ambasadori francez në OKB Jean-Marc de La Sabiere tha se pastaj i takon Iranit të reagojë ndaj rezolutës.

I ngarkuari amerikan në OKB, Alejandro Wolff, tha se ai ishte i kënaqur me masat e propozuara.

"Kombinimi i ngrirjes së aseteve, kufizimeve të udhëtimit, embargos së armëve, masave financiare, është një paketë e mirë masash serioze që përsëri ka si qëllim të rrisë elementet nxitëse që Irani të veprojë në përputhje me kushtet," tha përfaqësuesi amerikan në OKB.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>