 | | | Qendër bërthamore |
Rusia ka konfirmuar se nuk do të furnizojë me karburant reaktorin e parë bërthamor të Iranit. Një deputet iranian ka thënë se vonesa e Rusisë në përfundimin e punimeve të një uzine bërthamore për energji, që po ndërton në Iranin e jugut, mund të dëmtoje zgjerimin e lidhjeve mes dy vendeve. Kjo vjen pasi Moska ka njoftuar se përfundimi i uzinës Bushehr, do të vonohet deri në muajin nëntor të këtij viti. Iranianet nuk janë të kënaqur pasi ata kishin planifikuar që të ftonin gazetarë për hapjen e sistemit bazë të uzinës ditën e martë. Në bazë të marrëveshjes fillestare Rusia do të furnizonte uzinën gjashtë muaj përpara përfundimit të punimeve, në muajin shtator në mënyrë që ajo të fillonte nga puna në janar të vitit që vjen.
|