|
Vendet e KS pajtohen për rezolutën | |||||||||||||||||||||||
Në Kombet e Bashkuara është shënuar përparim në drejtim të një rezolute të dytë, që vendos sanksione mbi Iranin, për shkak se vendi nuk ndaloi programin bërthamor. Ambasadorët e pranojnë privatisht se natyra e sanksioneve e diskutuar është e kufizuar. Ajo që është e rëndësishme, thonë diplomatët e huaj, është që të prezantojnë një front të bashkuar, për t'i treguar Iranit se OKB-ja nuk pajtohet me programin e pasurimit të uraniumit. Arritja e një marrëveshjeje nuk ka qënë e lehtë. Masat e disktutuara përfshijnë edhe një embargo armësh, si edhe ndalimin e kredive përmes taksave për kompanitë që bëjnë tregti me Iranin. Rusia ndalon furnizimet Pas takimit të fundit, mes vendeve të përhershme të Këshillit të Sigurimit në Gjermani, ambasadori britanik tha para gazetarëve se ishte arritur përparim substancial. Ka patur edhe papajtushmëri. Rusia dhe Kina kanë thënë se qëllimi i masave është shumë i gjerë dhe ka rrezik të ndëshkojë popullin iranian. Të dyja vendet kanë edhe lidhje tregtare me Iranin. Televizioni iranian, njoftoi se presidenti Ahmadinejad dëshiron të mbajë një fjalim përpara Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të dhënë shpejgime lidhur me programin bërthamor, që thotë se është paqësor. Rusia tha se nuk do të furnizojë me karburante reaktorin e parë iranian këtë muaj, siç ishte planifikuar, duke e bërë të pamundur që ky reaktor të fillojë nga puna në muajin shtator. Kompania ruse që po ndërton reaktorin, tha se iranianët ishin prapa me pagesat. Por Irani i ka hedhur poshtë këto pretendime. Ai beson se problemi kryesor është presioni amerikan mbi Moskën. Korrespondenti i BBC-së, për Çështjet Diplomatike, thotë se qeveria ruse e di se sa delikate është çështja e shitjes së karburantit për reaktorë bërthamorë tek Irani, në kohën kur Teherani po injorin kërkesat e OKB-së për të ndaluar aktivitetet e pasurimit të uraniumit. | LOKALE Rusia nuk do të furnizojë me karburant reaktorin e Iranit. 12 mars 2007 | Faqja Kryesore Agjencia diskuton për Iranin dhe Korenë05 mars 2007 | Faqja Kryesore Irani arreston dhjetra aktiviste gra04 mars 2007 | Faqja Kryesore Marrëveshje mes dy fuqive myslimane 03 mars 2007 | Faqja Kryesore Programi bërthamor i Iranit diskutohet në Londër 26 shkurt 2007 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||