BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E diel, 04 mars 2007 - 17:55 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Irani arreston dhjetra aktiviste gra
Protestë e grave
70 vetë u arrestuan në protestën e qershorit
Autoritetet iraniane kanë arrestuar thuajse të gjitha drejtueset e një lëvizjeje të grave.

Ky hap pasoi një demonstratë në Teheran në mbështetje të së drejtës për të mbajtur protesta paqësore.

Sipas njoftimeve të paktën 32 gra janë arrestuar.

Ato po protestonin jashtë ndërtesës së një gjykate ku po gjykohen pesë aktiviste të tjera për organizimin e një proteste në qershor të vitit të kaluar kundër diskriminimit gjinor në ligjin islamik.

Këto arrestime ndodhin në prag të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, që zakonisht në Iran përcillet me protesta.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>