|
Marrëveshje mes dy fuqive myslimane | |||||||||||||||||||||||
Një takim midis Iranit dhe Arabisë saudite - dy përfaqësuesit kryesorë të nëndarjeve shiite dhe sunite të Islamit - ka përfunduar me një marrëveshje për të punuar së bashku për të përballuar dhunën sektare në Lindjen e Mesme. Marrëveshja iu bë e ditur gazetarëve nga zyrtarë të Arabisë Saudite pas një takimi në Rijad midis presidentit Ahmedinejad të Iranit dhe Mbretit Abdullah të Arabisë Saudite. Zyrtarët nuk dhanë detaje të tjera. Udhëheqësi iranian pas kthimit në Teheran tha se të dy vendet do të punojnë së bashku kundër atyre që ai i quajti komplote për të ndarë botën myslimane. "Irani dhe Arabia saudite kundërshtojnë dominimin e armqive në rajon dhe konspiracionet e tyre. Gjatë takimit, ne u përpoqëm të gjenim rrugë të reja për të parandaluar armiqtë që të dëmtojnë botën myslimane dhe për të shkatërruar komplotet e tyre." Bisedime të vështira Takimi erdhi në një kohë tensionesh midis dy vendve myslimane me peshë pas ngjarjeve në Irak dhe Liban ku ata përkrahin grupime politike kundërshtare. Arabia Saudite gjithashtu kërkon të shmangë konfrontimin ushtarak mes Iranit dhe SHBA. Por Riadi në të njëjtën kohë gjatë muajve të fundit drejtoi përpjekjet për të kundërbalancuar influencën e Iranit në Liban, territoret palestineze dhe Irak. Teherani është akuzuar nga SHBA për armatimin e militantëve shiitë në Irak. Në Riad, Mahmoud Ahmadinejad tha se irakianët duhet të lihen t'i marrin vetë vendimet që u takojnë dhe ta vendosin vetë rendin. Në çështjen e Libanit, presidenti tha se vendi i tij ishte i gatshëm t'i ndihmonte libanezët nëse ata do ta kërkonin një gjë të tillë. Zyrtarët sauditë dhe ata iranianë janë takuar disa herë gjatë javëve të fundit dhe nuk kanë arritur të gjejnë një zgjidhje për krizën katërmujore libaneze. Hezbollah, grupi shiit, i mbështetur nga Irani dhe Siria ende vazhdon protestën kundër qeverisë pro-perëndimore të kryeministrit Fuad Siniora. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||