|
Agjencia diskuton për Iranin dhe Korenë | |||||||||||||||||||||||
Bordi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Energjinë Atomike, mblidhet në Vjenë për të diskutuar programet bërthamore në Iran dhe Korenë e Veriut. Bordi i Agjencisë diskuton raportin më të fundit për Iranin, nga kreu i Agjencisë, Mohammed al Baradi. Raporti thotë se Irani, është duke vazhduar zgjerimin e aktiviteteve për pasurimin e uraniumit në kundërshtim me Këshillin e Sigurimit. Shqetësimi ndërkombëtar është në rritje, pasi uraniumi i pasuruar në nivele të larta, mund të përdoret për bomba bërthamore. Irani thotë se ambiciet bërthamore janë paqësore, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke nxitur sanksionet të forta kundër Iranit. Bordi i Agjencisë do të diskutojë edhe ftesën e fundit të Phenianit - që do të jetë edhe e para vizitë e një zyrtari të lartë të Agjencisë, që kur inspektorët u ndoqën jashtë vendit në fund të vitit 2002. Dr al-Baradi pritet të zhvillojë bisedime lidhur me pezullimin e aktiviteteve bërthamore të Koresë së Veriut dhe shkatërrimin e armëve, kur ai të shkojë atje këtë muaj. | LOKALE Marrëveshje mes dy fuqive myslimane 03 mars 2007 | Faqja Kryesore Programi bërthamor i Iranit diskutohet në Londër 26 shkurt 2007 | Faqja Kryesore Sfidë e re iraniane për OKB-në25 shkurt 2007 | Faqja Kryesore Cheney parashtron mundësitë për Iranin24 shkurt 2007 | Faqja Kryesore Irani përballë forcimit të sanksioneve 23 shkurt 2007 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||