BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E shtunë, 24 shkurt 2007 - 08:39 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Cheney parashtron mundësitë për Iranin
Dick Cheney
Zëvendëspresidenti po viziton Australinë
Zëvendëspresidenti amerikan, Dick Cheney tha se do të ishte gabim i madh nëse Irani do të lejohej të bëhej fuqi bërthamore.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin austrialian John Howard në Sydney, Z. Cheney tha se ai ende preferonte një zgjidhje diplomatike në çështjen e Iranit, por shtoi se nuk mund të përjashtonte asnjë mundësi.

Z. Cheney i bëri këto komente pasi Irani shkeli afatin e vendosur nga OKB-ja për të ndaluar pasurimin e uraniumit.

Perëndimi beson se Irani kërkon të pasurojë uranium për ta përdorur për armë bërthamore.

Diplomaci

Korrespondenti ynë thotë se në çështjen e Iranit, dihet që z.Cheney është njëri nga pjesëtarët e vijës më të ashpër të administratës së presidentit Bushit.

Por edhe pse diplomacia deri tani nuk ka arritur t'i pengojë ambicjet bërthamore të Iranit, ai tha se ajo mbetej rruga e preferuar nga Uashingtoni.

Zëvendëspresidenti amerikan duket i indinjuar nga vendimi i Iranit për të sfiduar ultimatumin e vendosur nga OKB-ja për ta pezulluar programin e pasurimit të uraniumit.

Të hënën, ndihmëskekretari amerikan i Shtetit, Nicholas Burns udhëton për në Londër për të zhvilluar bisedime për hartimin e një rezolutë të re të OKB-së për Iranin.

Në të mund të përfshihet vendosja e sanksioneve më të ashpra ekonomike dhe ushtarake për Teheranin.

Rrugë të tjera

Por z. Cheney, duke përsëritur pikëpamjen e presidentit Bush, tha në Sydney se në rastin e Iranit, nuk përjashtohej asnjë mundësi, duke përfshirë këtu dhe ndërhyrjen ushtarake.

Çështja shtrohet se çfarë do të ndodhë nëse Teherani do të sfidonte edhe një rezolutë të re të OKB-së rreth programit të tij bërthamor të sponsorizuar nga SHBA.

Në një intervistë dhënë gazetës "The Australian", Dick Cheney mbështeti pikëpamjen e senatorit republikan, John McCain.

Sipas kandidatit për president të Amerikës, gjëja më e keqe se konfontimi ushtarak me Iranin, është një Iran i armatosur me armë bërthamore.

LOKALE
Cheney thotë se s'ka tërheqje në Irak
23 shkurt 2007 | Faqja Kryesore
Irani përballë forcimit të sanksioneve
23 shkurt 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>