|
Cheney thotë se s'ka tërheqje në Irak | |||||||||||||||||||||||
Zv/presidenti amerikan, Dick Cheney, tha SHBA-ja nuk të flasë për një tërheqje nga Iraku, përpara se të fitohet lufta kundër terrorizmit. Gjatë një vizite në Australi, zoti Cheney riafirmoi angazhimet e Uashingtonit për një fitore në Irak. Ai paralajmëroi gjatë një një fjalimi në Sidnej, se alternativa do t'i jepte terroristëve, një shije fitoreje që do të ndizte terrorizmin në mbarë botën. "Ne jemi të vendosur të fitojmë në Irak, sepse i kuptojmë pasojat e humbjes." "Nëse kaolicioni ynë tërhiqej, përpara se irakianët të jenë në gjendje të mbrojnë veten e tyre, fraksionet radikale do të luftojnë për dominim në vend." "Për hir të sigurisë afatgjatë, ne kemi detyrën për t'i ndaluar ata", tha zoti Cheney. Zv/presidenti amerikan paralajmëroi edhe ndaj besimit të verbër tek premtimet e Koresë së Veriut për çarmatosje, si edhe foli për shqetësimet për rritjen e fuqisë ushtarake të Kinës. Në Sidnej protestuesit dolën në rrugë kundër vizitës së tij. Tre vetë u arrestuan gjatë përleshjeve të premten, dhe të paktën shtatë vetë u arrestuan për skena të ngjashme ditën e enjte. | LOKALE Britania do të tërheqë trupa nga Iraku21 shkurt 2007 | Faqja Kryesore Blair njofton tërheqjen e trupave21 shkurt 2007 | Faqja Kryesore Viktima të reja në Irak 18 shkurt 2007 | Faqja Kryesore Rice analizon planin e sigurisë në Bagdad17 shkurt 2007 | Faqja Kryesore Guterres kërkon ndihmë për refugjatët irakianë15 shkurt 2007 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||