BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E mërkurë, 21 shkurt 2007 - 07:45 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Britania do të tërheqë trupa nga Iraku
Trupa britanike në Irak
Kryeministri britanik, Tony Blair, pritet të japë hollësi para parlamentit për fazën e parë të tërheqjes së trupave britanike nga Iraku jugor.

Dy gazeta britanike njoftojnë se rreth 1000 trupa do të largohen nga Iraku brenda disa javësh dhe se tre mijë nga shtatë mijë trupat britanike që ndodhen tani atje do të kthehen në atdhe deri në fund të këtij viti.

Ky hap ndërmerret pas përfundimit të operacionit Sinbad në Basra, që synonte kalimin e përgjegjësisë për sigurinë tek forcat irakiane.

Një zëdhënës i presidentit Bush e konsideroi këtë lëvizje britanike si shenjë e suksesit.

Kryeministri britanik dhe presidenti Bush kanë diskutuar të martën në një lidhje me video këtë zhvillim.

Zëdhënësi amerikan për Sigurinë Kombëtare, Gordon Johndroe, tha se Britania e Madhe po ruante një forcë të fuqishme në Irak, por se Shtëpia e Bardhë ishte e kënaqur që kushtet në Basra ishin përmirësuar mjaftueshëm që irakianët të marrin më shumë kontroll.

Presidenti Bush e konsideron këtë zhvillim si shenjë suksesi dhe si një zhvillim që amerikanët mund ta kopjojnë pasi të goditet dhuna sektare në Bagdad.

Por kundërshtarët e zotit Bush e kanë shfrytëzuar këtë lëvizje britanike duke pretenduar se është plotësisht e kundërta e përpjekjeve amerikane për të rritur forcat në Irak.

Ish-kandidati presidencial demokrat, senatori John Kerry, tha se pas vitesh vendosmërie të kryeministrit Blair, administrata duhet t'i kushtojë vëmendje tani politikës së tij të re.

Ky njoftim e bën edhe më të pashpjegueshme atë pse presidenti dëshiron të dërgojë më shumë trupa në mesin e një lufte civile.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>