|
Viktima të reja në Irak | |||||||||||||||||||||||
Tri makina bombë kanë shpërthyer në rajonet kryesisht shiite në Bagdad duke vrarë të paktën 60 veta. Një tjetër person u vra dhe dy të tjerë u plagosën nga një makinë bombë në qytetin Sadër. Sulmet vijnë në kohën kur forcat irakiane dhe amerikane vazhdojnë zbatimin e planit të ri të sigurisë në dhe rreth Bagdadit. Rihapet kufiri me Iranin Autoritetet në Irak thonë se kufiri me Iranin është rihapur tri ditë pasi u mbyll në përpjekje për të ndaluar kontrabandën e armëve. Një zëdhënës i ushtrisë britanike në Irakun jugor që është në kufi me Iranin tha se mbyllja kishte gjithashtu si qëllim edhe ato që ai i përshkroi si operacione kirminale dhe të milicëve në Basra. Irani nuk pranoi se ka rol në aktivitete të tilla, por SHBA thonë se militantët irakianë po marrin ndihmë dhe përkrahje nga Irani. Varfëria - një problem tjetër Një studim i ri i qeverisë irakiane dhe OKB-së thotë se 1/3 e popullsisë së Irakut jeton në varfëri. Sipas tij, pesë për qind e irakianëve vuajnë nga varfëria e skajshme, megjithë pasuritë e mëdha të vendit. PNUD-i thotë se politikat e aplikuara për të transformuar ekonominë irakiane në një treg të lirë, duke përfshirë heqjen e subvencioneve po e shtojnë nivelin e varfërisë. Studimi tregon ndryshime të thella në Irak: jugu është më i varfër, ndërsa veriu është në gjendje më të mirë. Zonat rurale janë tri herë më të varfëra se qytetet. Në gjithë Irakun Bagdadi është qyteti me gjendje më të mirë ekonomike. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||