|
Rice analizon planin e sigurisë në Bagdad | |||||||||||||||||||||||
Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice, tha të shtunën në Bagdad se suksesi i ofensivës së re të trupave amerikane dhe atyre irakiane, do të varet nga mënyra se si qeveria irakiane do ta shfrytëzojë uljen aktuale të nivelit të dhunës. Gjatë vizitës në Bagdad, znj. Rice tha se ofensiva kishte nisur mirë dhe se forcat irakiane po jepnin një kontribut mbresëlënës. Condoleezza Rice mbërriti në vizitën e saj të shkurtër dhe të papritur në një moment kur plani i ri i sigurisë për Bagdadin, i mbështetur nga amerikanët, po tregon shenja suksesi. Ky është lajm i mirë për administratën amerikane, e cila po përballet me telashe në Uashington. Ajo shtoi se qeveria irakiane duhet ta shfrytëzonte hapësirën e krijuar për të përshpejtuar përpjekjet për pajtim mes fraksioneve ndërluftuese sunite dhe shiite. Znj. Rice zhvilloi bisedime me kryeministrin irakian, Nouri al-Maliki dhe me udhëheqës të tjerë irakianë. Paralajmërim Ushtria irakiane thotë se krimet në Bagdad kanë hsënuar rënie me 80 përiqnd që nga fillimi I ofensivës ditën e mërkurë. Por një ushtarak i lartë amerikan paralajmëroi se egzistonte mundësia që kryengritësit të kenë ndërmarrë veprime taktike që të mos shfaqen në këtë moment, por në fazat e mëvonshme të ofensivës. Që nga koha kur trupat irakian filluan ofensivën në qytet të mërkurën, ka patur një rënie të dukshme të dhunës. Sipas vetë irakianëve, krimet kanë rënë me 80 përqind gjatë tre ditëve. Condoleezza Rice tha se trupat shtesë kishin shënuar një fillim të mirë, por suksesi i planit do të varej nga mënyra se si qeveria irakiane do ta shfrytëzonte rënien e dhunës sektare. Në zhvillime të tjera në Irak, dy makina bombë shpërthyen në qytetin verior të Kirkukut. Të paktën dhjetë persona u vranë. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||